Spali shkarkon trajnerin

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Spali zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin Leonardo Semplici, që kishte çuar klubin nga Serie C drejt ligës më të fortë në Itali.

Klubi pritet të caktojë Gigi Di Biagion pasues të Semplicit.

Vendimi për shkarkim erdhi pas humbjes 2 me 1 nga Sassuolo. Kjo ishte humbja e 16-të në këtë edicion në Serie A.

52-vjeçari Semplici ishte trajner i Spalit që nga dhjetori i 2014-s. Në atë sezon arriti ta çonte klubin në Serie B, ndërsa një sezon më vonë e dërgoi në Serie A, duke i dhenë fund pritjes 49-vjeçare për rikthim në top ligën.

Të ngjashme