Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, beson se zikaltrit e këtij sezoni janë më ndryshe nga sezonet e kaluara.
Italiani e mori drejtimin e klubit zikaltër gjatë verës dhe në 12 ndeshje Serie A nuk ka asnjë humbje, por ka tri barazime.
“Kemi marrë 30 pikë që në kampanjën e parë të sezonit. Është shumë dhe aspak e lehtë, në fillim duhet të merresha me gjithçka nga pak dhe nuk mund të merrja ndonjë vendim”.
“Tani mund të zgjedh kë të mbaj dhe kë të largojë. Kur shikoj lojtarët në sy, e shikojë se ata janë të gatshëm të ndërrojnë diçka të madhe”.
“Është një Inter ndryshe nga ai më parë. Roma po ashtu është rikthyer pas një fillimi jo të mirë, ashtu edhe Lazio. Milani ka mbetur prapa dhe kjo nuk është e papritur”.
“Vecino dhe Valero? Ata janë dy top lojtarë, e dija që do bënin mirë. Ndoshta disa lojtarë nuk kanë pritur që Borja Valero të luajë kaq mirë, që vrapon aq shumë dhe me intensitet të madh”.
“Skriniar është kampion, ka një karakter të vërtetë, edhe pse është i qet. Edhe në momente të vështira, ai bën gjithmonë zgjedhjen e duhur”.