Një humbje dhe një barazim. Hera e fundit kur Interi e kishte nisur kaq keq sezonin, tranjer ishte Frank de Boer. Shumë rrallë zikaltërit në historinë e tyre e kanë filluar kampionatin duke marrë vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e para.
Përpara De Boer, ishte dhe Gasperini. Tranjeri aktual i Atalantas, në sezonin 2011-2012, megjithëse ishte në një skuadër që luanin shumë lojtarë nga sezoni i fashmëm 2009-2010, ku Interi fitoi Serinë A, Champions League dhe Kupën e Italisë, filloi me një humbje kundër Palermos, barazim kundër Romës dhe një tjetër humbje e rëndë 3 me 1 kundër Novarës.
Për startin zhgënjyes të ekipit milanez foli dhe tranjeri Luciano Spalleti, i cili nuk u kursye në deklaratat e tij:
“Ne s’mund të jemi anti-Juve kur në këtë moment jemi anti-askushi. Duhet të kemi një mentalitet më të fortë, edhe në sezonin e shkuar kemi pasur probleme të tilla. Grupi gjithsesi është më i mirë krahasuar me vitin e kaluar. Kam besim se shumë shpejt do të futemi në rrugën e duhur.”
Pas këtij fillimi zhgënjyes, ndeshja e rradhës për Interin do të jetë ditën e shtunë, ku ekipi i Spallettit do të luajë me skuadrën e Bolognas në Dall’Ara.