Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka raportuar Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, raporton Ekonomia Online.
Spanca gjatë raportimit në Komision ka treguar se te auditimi financiar është përfshirë edhe auditimi financiar i pasqyrave financiare të RTK-së.
“Meqë ky është takimi im i parë si auditore ku shpalosi planet e mija dhe thelbi i misionit tim është që t’i sigurojë Kuvendit kryerjen e auditmeve në përputhje me standardet dhe cilësore. Te auditimi financiare është përfshirë edhe auditimi i pasqyrave financiare të RTK-së”.
“Auditimi i Avokatit të Popullit dhe Gjykatës Kushtetuese do të kryhet nga Zyra Kombëtare e Auditimit. RTK-ja është organizatë buxhetore dhe figuron se kjo hynë në kuadër të auditimeve të përgjithshme”.
Ajo po e akuzon ish-auditorin për praktikën jo të mirë në angazhimin e këshilltarëve, derisa ka treguar se janë minus 140 mijë euro.
“Sipas analizave ish auditor i përgjithshëm ka pasur praktikë të angazhojë këshilltar. Sa i përket auditimit të performancës së PISA e kemi filluar edhe këtë sepse kemi rezultate të dobëta e kemi filluar në bashkëpunim me zyrën kombëtare të Auditimit të Suedisë”.
“Tenderi i parë që e kemi shpallur ka qenë 50 mijë mirëpo ka dështuar në mungesë të ofertave, pastaj e kemi arritur vlerën në 55 mijë euro, por kemi shtuar edhe numrin e auditimeve. Zyrën e kam gjetur me 140 mijë euro minus dhe nuk kam me i paguar as stafin aktual e leje më të marr staf shtesë”, tha Spanca.
Ndërsa, Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami ka kërkuar autim të vecnatë sa i përket funizimit me libra nga MAShI, raporton EO.
“E pash që keni me bë një auditimit të performancës te ministria e Arsimit, po kur vije puna të PISA performanca nuk është e mirë, por unë e kam një pyetje, meqenëse prej themelimit e auditoni MAShT e keni vërejt se sa vështirë është çështja e furnizimit me libra, është në interes të bëhet auditim i veçantë i këtij projekti, që kur ta auditoni të auditohet edhe ky projekt i veçantë”.