Spanja e bën obligative vendosjen e maskave në transport publik

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme në transportin publik në Spanjë nga dita e hënë.

Kjo përderisa ky vend po merr vendime për të qetësuar gradualisht masat bllokuese të ashpra.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se qeveria do të shpërndajë gjashtë milionë maska, kryesisht në vendet e transportit, dhe t’ju jepë shtatë milionë të tjera autoriteteve lokale.

Të rriturit në Spanjë ishin në gjendje të ushtronin jashtë në ambiente të hapura, për herë të parë në shtatë javë ditën e shtunë.

Bllokimi u lehtësua për fëmijët nën 14 vjeç një javë më parë.

Bllokimet në vendet e tjera të Evropës gjithashtu po lehtësohen, megjithëse distancimi social mbetet në fuqi.

Disa vende kërkojnë vendosjen e maskës në dyqane dhe transport publik.

Të ngjashme