Spanja ka hequr veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite dhe konferenca ndërkombëtare.
Ky lajm është mirëpritur nga eurodeputeti austriak Lukas Mandl, dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila e quajti hap të rëndësishëm për Kosovën.
Eurodeputeti austriak Lukas Mandl përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se pas këtij vendimi Spanja duhet ta njohë edhe pavarësinë e Kosovës.
“E shkëlqyeshme që Spanja hoqi veton ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në takime ndërkombëtare. Tani njohja e plotë duhet të pasojë. Evropa duhet të flasë me një zë. Çështjet e brendshme nuk duhet të qëndrojnë drejt integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mandl.
Great that #Spain lifted its veto over #Kosovo's attendance at international meetings. 🇪🇸🇽🇰 Now full recognition must follow. Europe must speak with one voice. Domestic issues must not stand in the way of #EU-integration of the #WesternBalkans. 🇪🇺
— Lukas Mandl (@lukasmandl) May 1, 2020
Ndërkaq raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Camron ka thënë se pas këtij veprimi të Spanjës, Bashkimi Evropian duhet të kërkojë edhe nga shtetet tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
“Shumë lajm i mirë dhe hapi i parë i rëndësishëm për të njohur Kosovën ndërkombëtarisht. Spanja ka larguar veton ndaj pjesëmarrës së Kosovës në evente ndërkombëtare. BE duhet të kërkojë që edhe shtetet tjera që të ndërmarrin hapat e njëjtë”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Very good news and the first important step to finally recognise #Kosova #Kosovo internationally. #Spain has lifted its veto over Kosovo‘s attendance in international meetings. #EU should ask the residual non-recognising states to undertake the same steps. https://t.co/m76NwZLLQG
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) May 1, 2020
Spanja i kishte vendosur veto Kosovës në vitin 2018 dhe ende nuk e ka njohur pavarësinë. /Telegrafi/