Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Fitorja e Spanjës me rezultat 1-0 ndaj Uruguait ka lënë shije të hidhur.

Kjo pasi dy futbollistë spanjoll kanë pësuar lëndime dhe pritet të mungojnë në ndeshjet e radhës në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Yeremy Pino dyshohet se ka thyer klavikulën në fund të ndeshjes dhe me shumë gjasë do të humbas Kupën e Botës, pasi rikuperimi nga një lëndim i tillë merr kohë.

Derisa lëndim ka pësuar edhe Nico Willimas, i cili do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.

Lëndimin e Pino dhe Williams e ka konfirmuar edhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili ka tghënë se do të presin testet mjekësore, për ta parë gjendjen e tyre.

Të ngjashme