Spanja ka kapërcyer Kinën për numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirusit, duke raportuar gjithsej 85,195 njerëz të infektuar të hënën.
Totali i ri ditor i 812 vdekjeve ishte një rënie e lehtë në rekordin e së dielës të 838, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7,340.
Spanja bashkohet me Italinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 85 mijë njerëz të prekur nga Covid-19.
Lajmet vijnë ndërsa Spanja vë në fuqi masa më të forta bllokimi të miratuara nga Qeveria, masa këto të marra nga kryeministri Pedro Sanchez, në përpjekjen e fundit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Të gjithë punëtorët jo-thelbësorë po kufizohen në shtëpitë e tyre nga sot deri më 9 prill, një kufizim i mëtejshëm në krye të kufizimeve të vendosura tashmë nën gjendjen e alarmit të deklaruar në 14 mars.
Miratimi për këtë veprim erdhi në një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar të dielën.