Spanja rihap kufijtë për vendet e Shengenit

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Spanja do të rihapë kufijtë e saj me vendet e zonës Shengen më 22 qershor – përveç kufirit të saj me Portugalinë. Kufiri Spanjë-Portugali do të hapet më 1 korrik.

Këtë vendim e bëri të ditur të dielën kryeministri i Spanjës, Pedri Sanchez, në videokonferencën javore me presidentët rajonalë që janë mbajtur që nga shpërthimi i koronavirusit.

Teksa shfaqja e rasteve të reja dhe numri i vdekjeve janë duke u zvogëluar , Spanja ka hequr ngadalë masat e rrepta të vendosura për të luftuar përhapjen e Covid-19.

Komisioni i BE-së ka rekomanduar heqjen e kontrollit të kufijve të brendshëm në zonën Shengen nga 15 qershori, dhe që nga ajo datë shumë kufizime po hiqen në të gjithë kontinentin.

Spanja është një nga vendet më të goditura në Evropë nga koronavirusi, me rreth 250,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 27,000 vdekje, shkruan Euronews.

Të ngjashme