Spanja sërish injoron Kosovën, e paraqet pa flamur në Botërorin e hendbollit

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Spanja vazhdon të mos e njoh shtetin e Kosovës dhe ka vazhduar me veprimet e turpshme edhe në sportin e hendbollit.

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll është paraqitur pa flamur në shortin e hedhur sot për Botërorin që mbahet në korrik në Spanjë.

Lidhur me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka thënë për Kohën se kanë reaguar menjëherë dhe presin që drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit të ndërhyjnë.

Në shortin e hedhur të martën, Kosova ka rënë në një grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin. Bëhet fjalë për një grup të fortë me kombëtare cilësore, por djelmoshat tanë do të japin maksimumin për paraqitje të denjë dhe për të shënuar fitore, përcjell lajmi.net.

Është hera e parë që një përfaqësuese e Kosovës do ta paraqitet në botëror. Pra është një sukses tjetër historik i hendbollit kosovar. Kosova në short ishte në vazon e fundit. Shorti u hodh në Pontevedra të Spanjës.

Botërori mbahet në muajin korrik në Spanjë. 

Të ngjashme