Kombëtarja e Spanjës ka shkuar në një nivel tjetër.
Selektori Luis Enrique po e përdor një metodë të re dhe mjaft inovative.
Trajneri spanjoll, siç mund të shihet edhe në videon e postuar në Tëitter nga Kombëtarja e Spanjës, shihet përdorimi i “walkie-talkie”, një mjet komunikimi nga distanca, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, secilit lojtar i vendoset një dëgjuese në vesh për t’i dëgjuar instruksionet e Luis Enriques, i cili flet me një objekt që i ngjan një telefoni të vogël.
“Nuk jam mësuar t’i shpreh mendimet me një zë të ulët me persona që janë larg”, ka thënë Enrique, i cili si qëllim e ka që të ketë komunikim të vazhdueshëm me lojtarët derisa ata janë duke luajtur në stërvitje.
Për më tepër, mund ta shihni videon duke klikuar KETU