Pak më shumë se gjysma e 47 milionë spanjollë do të ndiejnë lehtësimin e bllokadës pasi vendi të dielën regjistroi numrin më të ulët të vdekjeve të përditshme Covid-19 që nga mesi i marsit.
Spanja kishte një nga bllokimet më të rrepta në Evropë, që pa fëmijë nën 14 vjeç të mbyllur në shtëpitë e tyre për gjashtë javë.
Më parë në maj, vendi përshkroi një plan për të hequr kufizimet. Këto relaksime do të përmblidhen në blloqe dyjavore deri më 10 qershor, duke i nënshtruar rishikimit nëse rastet rriten.
Nga sot, disa spanjollë mund të takohen në bare dhe restorante me hapësira të jashtme. Fotografitë të hënën në mëngjes shfaqën njerëz duke shijuar filxhanë kafeje jashtë kafeneve nën qiellin blu, përcjell BBC raportimin e Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kishat dhe xhamitë do të lejohen të rihapen, por vetëm me një kapacitet të kufizuar, dhe shkollat mund të rihapen pjesërisht nga 26 maji.
Por këto relaksime të reja vlejnë vetëm për disa pjesë të vendit – qytete si Madridi, Barcelona dhe Valencia do të qëndrojnë të mbyllura.