Ekipi kombëtar i Kosovës ka qenë temë diskutimi sot në Spanjë.
Mediat e atjeshme kanë shkruar vazhdimisht për përballjen e sontme në mes të “Stuhisë së Kuqe” me “Dardanët”.
Madje, mediumi spanjoll “Diario AS” e ka quajtur këtë si “Një ndeshje për histori”, përcjell Gazeta Express.
Kjo për arsye se Spanja nuk është përballur kurrë më parë me Kosovën në futboll.
Verdhekaltrit do të jenë kundërshtari i 92-të i “Stuhisë së Kuqe”.
Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, por sonte pritet që në Sevilla të respektohet vendi ynë si krejt të tjerët, duke u shfaqur flamuri, stemat dhe duke u lëshuar edhe himni i Republikës së Kosovës.
Ndeshja në mes të Spanjës dhe Kosovës do të luhet në stadiumin “La Cartuja” duke filluar nga ora 20:45.
Aktualisht, Spanja i ka 4 pikë, kurse Kosova është pa pikë.