Partneri më i vogël i koalicionit të kancelares gjermane, Angela Merkel, u ka dhënë konservatorëve të saj ultimatum deri në vitin e ardhshëm për të treguar rezultate konkrete, duke kërcënuar se do të prishin aleancën e qeverisjes nëse nuk shënohen përmirësime të theksuara pasi dy partitë kanë pësuar debakël në zgjedhjet rajonale të së dielës.
Kristiandemokratët (CDU) të Merkelit kanë dalë të parët në zgjedhjet rajonale në shtetin Hesse, por kanë fituar vetëm 27.2 për qind, ka projektuar emetuesi publik ZDF duke u bazuar në rezultatet preliminare, transmeton Koha.net.
Kjo ishte një rënie e madhe krahasuar me 38.3 për qind sa kishte CDU-ja në zgjedhjet e kaluara më 2013 në Hesse.
Socialdemokratët (SPD) kanë dalë me rezultat edhe më të keq, duke fituar vetëm 19.6 për qind, krahasuar me 30.7 për qind në zgjedhjet e kaluara. Ky ishte rezultati më i keq prej vitit 1946. Kjo parti është barabar me të Gjelbërit që kanë fituar 19.6.