Specializantët, dy muaj pa kontrata dhe pa paga

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 09:10 | Nga

Specializantët e performancës janë mjekët e rinj që po rrinë me “çanta në krah” për ta braktisur Kosovën për shkak të paperspektivës. Atyre po u bëhen dy muaj që nuk janë paguar për punën e bërë. Megjithatë, vonesa e kontratave dhe e pagave nga Ministria e Shëndetësisë po arsyetohet me pastrimin e listave, pasi që, siç thonë ata, i kanë hequr 20 veta nga lista, të cilët kanë marrë pagë edhe diku tjetër, ndonëse e kanë pasur të ndaluar

Ka më shumë se dy muaj që një grupi të specializantëve, të cilët paguhen duke u bazuar në performancën, u janë skaduar kontratat dhe ata vazhdojnë angazhimin e tyre, ndonëse nuk janë as duke u paguar për këtë angazhim.

Njëri nga ta ka shprehur shqetësimin lidhur me fatin e të gjithë specializantëve të performancës që janë duke punuar pa marrë as edhe një cent.

“Për më shumë se dy muaj na kanë skaduar kontratat e punës me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa kjo e fundit ende nuk ka gjetur kohë t’i përgatisë kontratat e reja. Në mungesë të këtyre kontratave Ministria ende nuk i ka paguar pagat e muajit shtator, ndonëse tashmë është 20 tetori. Pra, gati dy paga jemi në minus me pagesa nga Ministria”, thotë për “Zërin” njëri nga specializantët e performancës, i cili është në vitin e katër të specializimit, por që preferon të flasë në kushte anonimiteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme