Këshilli i Specializantëve do të mbajë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, të enjten më 27 janar nga ora 10:00.
Përfaqësues të Këshillit të Specializantëve thanë për Ekonomia Online se kanë vendosur të vahdojnë me protesta për shkak se MSh-ja nuk i ka plotësuar kërkesat të cilat kishte premtuar se do të realizoheshin deri në fund të këtij muaji.
“Madje ministri i ri, Latifi, as nuk denjon të na pranojë në takim”.
Para pak ditësh, MSH-ja ka propozuar sipas Këshillit të Specializantëve disa pika:
- Do të propozohet nga Ministria e Shëndetësisë mbajtja e 2 kujdestarive të cilat do të paguhen si të zakonshme (50 euro) edhe nëse mbahen gjatë vikendit.
- Kujdestaritë më shumë se 2 do të paguhen përmes një extra kontrate nga SHSKUK
- Çështja e specializantëve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022. Për pak kohë do të fillon punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ.
- Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve.
- Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar.