Specialja bastis shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka vazhduar edhe sot me bastisje. EULEX-i mëngjesin e sotëm ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Ai ka thënë se janë të indinjuar me aktet e tilla, të cilat i ka quajtur qyqare.

“Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEX-it në mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë së komandantit Isni Kilaj . Çka po ndodhë? Pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tashmë kjo gjykatë në mungesë të fakteve po bën spektakël. Turp!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme