Gjykata Speciale ka ftuar edhe avokatin Tomë Gashi, si dhe sekretarin e OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.
Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se që të dy e refuzojnë këtë ftesë.
“Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.
Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoi që unë si avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, ka shkruar Gashi. “Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn”.
Ai ka shtuar se tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe donë të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.