Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ka vazhduar masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte.
Sipas vendimit të gjyqtarit paraprak, ai ka rënë në konkludim se rreziqet që Shala mund të arratiset, pengoj ecurinë e procedurave të dhomave të Specializuara ose rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i dhanë dëshmi Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe/ose do të paraqiten para Dhomave të Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë.
Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e flete arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /BetimipërDrejtësi