Në media është raportuar se Gjykata Speciale po kryen bastisje në shtëpinë e Isni Kilajt në Lubizhdë të Malishevës.
Në një përgjigje për Tëvë 1, nga ZPS-ja thonë se janë duke kryer vazhdimisht operacione në Kosovë, mbështetur nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.
Brenda tre ditëve, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë kryer bastisje në katër lokacione që banojnë ish këshilltarët e ish presidentit Thaçi.
Të hënën, u bastisën banesa e Blerim Shalës dhe shtëpia e Bashkim Smakajt, ndërsa të martën banesa e Artan Behramit./teve1.info