Specialja vazhdon të mos e lejojë Hashim Thaçin ta vizitojë babain e sëmurë

Prishtinë | 27 Shk 2025 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale vazhdon të mos i lejojë ish-presidentit Hashim Thaçi, ta vizitojë babain e tij që po kalon gjendje të rëndë shëndetësore.

Klan Kosova pati mundësi të qëndrojë në të njëjtën dhomë me Haxhi Thaçin, të enjten dhe të flasë me të afërmit e tij.

Këta të fundit, ofruan raporte mjekësore sipas të cilave, i moshuari, vetëm gjatë muajit shkurt, ka pësuar 3 sulme në tru, krahas problemit me mushkëritë për të cilin është trajtuar në janar.

Pavarësisht se zhvillimet e fundit flsi diçka krejt të kundërt me atë që thuhet në vendimet e gjyqtarëve të Speciales.

Arsyetimi i Dhomave të Specializuara, për të mos i dhënë leje të birit të tij, ta vizitojë të atin, u bë me pretekstin se gjendja e babait të të akuzuarit, është përmirësuar.

Këtë frazë, gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot nuk e hoqi as nga vendimi i rishikuar të cilin veç e pati dhënë para 2 javësh, direkt pas refuzimit të Charles Smith.

Të ngjashme