iPhone 7 do të prezantohet këtë javë dhe një sërë spekulimesh këtë fundjavë lënë të kuptohet se ky telefon do të jetë më i shpejtë, më i hollë, rezistent ndaj ujit dhe më shumë cilësi zëri. Ja çfarë kemi mësuar gjer tani:
Procesori
Telefoni do të fuqizohet nga një procesor Apple A10. Analisti i shquar i KGI-së, Ming-Chi Kuo thotë se ky procesor do të karakterizohet nga një frekuencë mes 2.4 dhe 2.45 Ghz. Një spekulim i tjetër sugjeron se telefoni i ri do të ofrojë një performancë dukshëm më të lartë sesa paraardhësi por edhe konkurrenca aktuale. Procesori do të prodhohet nga kompania tajvaneze TSMC.
Memorja
iPhone 7 do të ofrojë 2GB RAM. Modeli me ekran më të madh, iPhone 7 Plus, mund të ketë 3GB RAM.
Rezistent ndaj ujit
Firma e sigurisë KGI raporton se modeli i ri i iPhone do të jetë rezistent ndaj ujit falë certifikimit IPX. Kjo mjafton për përballuar një dush të “ftohtë” dhe një rënie aksidentale në ujë deri në 10 metra thellësi.
Buton me prekje
Disa raportime të publikuara këtë fundjavë konfirmojnë planet e kompanisë për të zëvendësuar butonin kryesor dhe të vetëm fizik të telefonit me një me prekje. Së bashku me largimin e portës 3.5 mm të kufjeve, dy risitë do ti ofrojnë Apple më shumë hapësirë për një bateri më të madhe.
Kamera me lente të dyfishtë
Një kamër 12 megapiksel me kënd të gjërë shoqëruar nga një kamër dytësore do të ofronin një eksperiencë po aq cilësore dhe unike sa edhe një aparat dixhital fotografik(DSLR). Kjo kamera unike do të bëhet realitet vetëm falë adoptimit të disa teknologjive nga startupi LinX blerë nga Apple në 2014-tën.
iPhone i zi
Thuhet se më në fund Apple do të ofrojë një model në ngjyrë të zezë të iPhone sipas disa raportimeve. Dy opsione ngjyrash janë të mundshme: E zezë e shndritshme ose e Zezë mat.
Më shumë memorje
Tradicionalisht Apple ofronte si model fillestar një iPhone i cili kishte as më pak e as më shumë se 16GB memorje të brendshme. Me rritjen e kërkesës dhe madhësisë së aplikacioneve, thuhet se Apple do të ofrojë për modelin fillestar plot 32GB. Sipas spekulimeve priten tre modele: 32GB, 128GB dhe 256GB.
Përmirësim i Prekjes 3D
Sistemi inovativ 3D i prekjes i cili u prezantua nga Apple në iPhone 6S do të përmirësohet më tutje. Vonesa më të vogla shoqëruar nga përmirësime të iOS 10 dedikuar prekjes 3D do të rezultojnë në një ekran që reagon disa herë më shpejtë.
Kufje Wireless
Humbja e kufjeve tradicionale 3.5 mm padyshim do të rezultojë me një zgjidhje të re nga Apple. Trendet aktuale flasin për kufje wireless (jo bluetooth) të quajtur Lightning EarPods dhe do të jenë pjesë e paketimit standart.
Pritshmëri të larta
Një tjetër spekulim i cili mori vëmendjen tonë është ai i rritjes së numrit të njësive të iPhone që do të prodhohen nga modeli i këtij viti me afro 10%.
Apple Pencil
Mbase edhe spekulimi më i pamundur është një laps Apple ngjashëm me lapsin Stylus të Galaxy Note 7. Padyshim i dobishëm, por gjithsesi do të funksiononte më mirë me një iPad sesa iPhone.
Lexo edhe:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/teknologji/apple-te-largoje-aplikacionet-e-vjetra-dhe-paperditesuara-nga-app-store/