Të gjitha vashat e grupit “Spice Girls” raportohet se do të reformohen për vitin e ardhshëm ku do të paraqiten në një edicion special televiziv si dhe albumin e tyre.
Thuhet se që të pesë yjet do të bëhen bashkë për projekte gjatë vitit 2018, shkruan Mirro, përcjellë Klan Kosova.
Mel C ka qenë organizatorja edhe pse ajo dhe Victoria më parë kishin refuzuar një bashkim me Mel B, Emma Bunton dhe Geri Horner.
“Ato kanë qenë në bisedime tërë verës dhe janë duke punuar për një ribashkim në vitin 2018”.
“Projektet do të përfshijnë një album dhe program televiziv”, ka thënë një burim.