Mel B pati deklaruar se të gjitha vajzat e Spice Girls do të jenë prezente në dasmën mbretërore, duke lënë të kuptohet se do të performojnë.
Megjithatë një gjë e tille nuk do të ndodhë.
Sipas burimeve të TMZ për dasmën e Meghan Markle dhe Prince Harry ende nuk ka të planifikuar ndonjë performancë nga Spice Girls. Madje është bërë e ditur se vajzat nuk kanë realizuar ndonjë ushtrim për ndonjë performancë.
Pallati Kensington deri më tani nuk ka kërkuar një gjë të tillë.
Hera e fundit kur ky grup ishte së bashku ishte në vitin 2012 në Lojërat Olimpike.