Filmi i vitit 1996 nga Spike Lee, “Girl 6”, e ka futur fituesin e Oscarit në probleme ligjore për shkak të një kënge të cilën Prince e regjistroi për kolonën zanore të tij.
Këngëtari James Brandon pretendon se tema kryesore e filmit është vjedhur nga Phone Sex, një këngë që ai e shkroi dhe e regjistroi me bendin e tij GOMAB.
Në dokumentet ligjore të siguruara nga TMZ, Brandon pretendon se ai u takua me dajën Clarence të Spike Lee, i cili premtoi se do ta dërgonte këngën tek regjisori. Paditësi beson se Lee dhe Prince e dëgjuan këngën e tij dhe e përdorën atë si bazë të këngës së tyre për “Girl 6”, shkruan KOHA Ditore.
Brandon thotë se ai i dëgjoi menjëherë ngjashmëritë midis këngës së tij dhe asaj të Prince, si aranzhimi i trumbetës dhe pjesë të aranzhimeve vokale.
Ai po e padit trashëgiminë e Prince dhe Spike për të gjitha fitimet që dalin nga kënga.