Regjisori i shquar amerikan, Spike Lee, ka paralajmëruar se bota do të jetë në rrezik nëse Donald Trump, do të rizgjidhet president i shtetit.
Lideri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës aktualisht po shënon performancë të dobët në sondazhe, por regjisori 63-vjeçar Lee, nuk mendon se kjo do të thotë që Trumpi do të humbë definitivisht në zgjedhjet e nëntorit, prandaj i paralajmëroi njerëzit se një gjë e tillë do të shkaktonte katastrofa anembanë globit.
“Shikoni, nuk jam i sigurt për asgjë. Si mund ta dimë që ai nuk do të provojë t’i manipulojë zgjedhjet sërish? Por, nëse ky person fiton sërish, bota të do jetë në rrezik. Jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por e gjithë bota,” tha regjisori.
Ndër të tjera, Spike Lee, gjithashtu deklaroi se Donald Trump do të mbahet në mend si presidenti më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.
Në filmin e tij të ri, “Da 5 Bloods”, një prej personazheve protagonist e quan presidentin “supremacisti i Zyrës Ovale”, dhe Lee mendon që ylli i dikurshëm i shout televiziv “Apprentice” është simpatizues i organizatës supremaciste.
Demonstratat e kanë pushtuar globin pas vdekjes së George Floydit në duart e katër policëve në Minnesota, dhe regjisori i filmit të nominuar për Oscar, “KkKlansman”, e pranoi që mendon se Trump i ka përkrahur sjelljet e dhunshme të policëve të tillë.
Ndërkohë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Lee po qëndron i mbyllur në shtëpinë e tij sa më shumë që është e mundur, dhe ai tha se do të kalojë kohë e gjatë para se të ndihet i sigurt për t’iu kthyer jetës normale.