Spinaqi i shtrydhur bashkë me mollën dhe limonin, nuk është i mirë vetëm për formën fizike, sepse veprimi i tij nuk kufizohet vetëm tek eliminimi i yndyrës në bark.
Ai përmirëson funksionimin e mëlçisë dhe heq toksinat. Shpeshherë yndyrën abdominale, ose atë në bark, e konsiderojmë thjesht si një problem estetik më shumë se sa shëndetësor.
Ndërkohë që ajo në të vërtetë është shumë e rrezikshme. Nuk duhet të harroni se kjo yndyrë e cila grumbullohet në këtë zonë të trupit ka efekte negative mbi shëndetin, duke filluar nga sëmundjet kardiake e deri tek ato të diabetit të tipit 2. Përveç këtyre, të cilat janë probleme të zakonshme, masa dhjamore në bark shkakton edhe parehati, madje edhe gjatë gjumit.
Yndyra abdominale grumbullohet edhe rreth disa organeve të brendshme, nën diafragmë dhe gjoks; ndaj mos e nënvlerësoni nevojën për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe shmangni një stil jete sedentare apo ulur. Sot ju këshillojmë të përfshini në dietë këtë shtrydhje të thjeshtë të spinaqit me mollë dhe pak limon. Kjo përzierje e shijshme, do t’iu ndihmojë të reduktoni centimetrat rreth barkut.
Shumë nga ne mendojnë se yndyra në bark është e pamundur të eliminohet. Besohet se ajo është e lidhur me kalimin e viteve ose me gjenetikën. Rrjedhimisht e gjithë kjo të lë me bindjen se nuk mund të bëhet asgjë dhe se situata duhet pranuar. Por e vërteta nuk është kështu.
Duhet të kuptoni se çështja është të reduktoni problemin e shfaqur në bel në bazë të indeksit të masës trupore të shëndetshme.