Spiropali: Shqipëria është një nga avokatët më të zëshëm të Kosovës për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, Elisa Spiropali ka folur në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ajo ndër të tjera foli për liberalizimin e vizave, duke e cilësuar si të padrejtë izolimin e Kosovës.

Spiropali tha se Shqipëria është një nga avokatët më të zëshëm të Kosovës për liberalizimin e vizave, përcjell Klankosova.tv.

“Shqipëria është një avokatët më të zëshëm të Kosovës për liberalizimin e vizave, ne e gjykojmë absurde se si vazhdon ende të qëndrojë në këmbë regjimi i vizave”.

“Se si është e mundur që në Kosovë ata që sot kanë moshë gjyshërish lëviznim lirshëm kur ishin në pushtimin e ish-Jugosllavisë, ndërkaq nipëritë e tyre, të lindur në lirinë që sollën bashkërishtë ShBA-të, BE-ja, NATO-ja,  gjithë  perëndimi së bashku me luftën e Kosovës, janë të dënuar ta kalojnë jetën në izolim. Shpresojmë të ndryshojë shpejtë, shpresojmë të ndodh menjëherë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme