Ekonomia Online
FUNDIT

Spiropali takohet me zyrtaren amerikane në Washington, flet edhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Spiropali takohet me zyrtaren amerikane në Washington, flet edhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme publikoi mëngjesin e sotëm detaje nga takimi në Washington me Zëvendëssekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në botë. Spiropali njoftoi se në fokus të takimit ishin çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, […]

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme publikoi mëngjesin e sotëm detaje nga takimi në Washington me Zëvendëssekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në botë.

Spiropali njoftoi se në fokus të takimit ishin çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në takim u trajtuan hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.

“Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta”, shkroi Spiropali në facebook.

Postimi i Plotë:

Departamenti i Shtetit – Në Washington zhvillova një takim përmbajtësor me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në mbarë botën.

Folëm për çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.

Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta.

Të ngjashme