Spiropali viziton sot Kosovën, takohet me Kurtin dhe Konjufcën

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Spiropali vjen sot për vizitë zyrtare bashkë me kabinetin e saj, teksa në takim do e presë homologu i saj, Glauk Konjufca, me fillim nga ora 11:30.

Me të përfunduar takimin me Konjucën, Spiropali do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, nga ora 13:00.

Gjatë takimeve, pritet të diskutohen tema me interes dhe që për qëllim kanë thellimin e bashkëpunimit të dy shteteve simotra.

Të ngjashme