Spitali i Gjilanit ndan 50 mijë euro për ta blerë ultrazërin që tashmë e ka

Gjilan | 03 Shk 2017 | 08:46 | Nga

Spitali i Gjilanit ka hapur tender për blerjen e një ultrazëri.

Fituesi është përzgjedhur, ndërsa ende nuk është nënshkruar kontrata. Por aparaturën për të cilën do t’i shpenzojë mbi 50 mijë euro, ky spital tashmë e ka, shkruan sot Koha Ditore.

Para rreth dy muajsh Banka Botërore ia ka dhënë donacion ultrazërin këtij spitali. Megjithatë, ky institucion nuk ka bërë kërkesë që të anulohet ky tender.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Agim Kryeziu, e ka pranuar se nuk e kanë anuluar tenderin.

“Ne nuk e kemi ditur që do të marrim donacion, andaj e kemi filluar këtë blerje”, ka thënë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme