Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme, SHSKUK ka pajisur me Mamograf, Spitalin e Ferizajt.
Sipas këtij Shërbimi, ky spital për herë të parë bëhet me paisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë.
“ShSKUK po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Furnizimi është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it. Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar( CT), e cila është e teknklogjisë së lartë”, thuhet nga ShSKUK.