Një lajm i mirë erdhi këtë fundjavë nga Spitali “Maggiore” i Parmës në Itali, i cili mbylli pavionin 26, i përcaktuar për pacientët e infektuar me koronavirus.
Një video e regjistruar në pavion u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u publikuar më pas dhe nga kryebashkiaku i qytetit Federico Pizzarotti, për të përjetësuar gëzimin e mjekëve dhe infermierëve, transmeton mapo njoftimin.
“Sot mbyllëm pavionin 26 në spitalin e Parmës. Kjo është forca dhe zemra e djemve dhe vajzave tona. Faleminderit që ekzistoni. Do ia dalim”, shkruan Pizzaroti përkrah filmimit