Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion 30 shtretër për pacientë.
Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Facebook, ku thuhet se donacioni erdhi si iniciativë e famullitarit të Kishës katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë, Don Lorenci Sopi i cili pas bisedës me drejtorin ekzekutiv, Fazli Shala është angazhuar në sigurimin e këtij donacioni përmes Daniel Thomas dhe ndihmës së shtetit zviceran.