Spitali në Gaza mbyll shërbimet kryesore pasi është zhytur në errësirë, thotë doktori

| 03 Nën 2023 | 13:19 | Nga

Një mjek në spitalin Al-Shifa të qytetit të Gazës tha se rezervat e ulëta të karburantit kanë zhytur repartet në errësirë dhe kanë ndërprerë funksionet kryesore, bazike si gjenerimi i oksigjenit.

Vetëm një sallë operacioni, departamenti i urgjencës dhe njësia e kujdesit intensiv (ICU), vazhdojnë të funksionojnë, tha Dr. Yousef Abu Al-Rish, drejtor i spitaleve në Gaza, në një video të siguruar nga CNN.

Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka penguar hyrjen e karburantit në Gaza. Qeveria izraelite akuzon Hamasin për grumbullimin e karburanteve, në dëm të shërbimeve civile. /Klankosova.tv

Të ngjashme