Spiunohet Aston Martin DBS Superleggera Volante super sportiv

| 08 Maj 2025 | 03:41 | Nga

Aston Martin DBS Superleggera është spiunuar gjatë testimit në Nurburgring të Gjermanisë para debutimit zyrtar që pritet të ndodhë gjatë vitit 2019.

Në fotografi vetura shihet pothuajse tërësisht e pa kamufluar. Ashtu edhe siç pritej Volante ka stilin e njëjtë me modelin coupe, por se ky është me tavan që hapet dhe i krijuar nga fibrat optike, transmeton koha.net.

Kjo super veturë sportive ka një super motor 5.2 litërsh twin-turbo V12 që prodhon 716 kuajfuqi e tetë marshe automatike ZF.

Aston Martin DBS Superleggera Volante shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për 3.7 sekonda ndërsa ajo maksimale ende nuk dihet.

Kur DBS Volante do të bëjë debutimin gjatë çerekut të tretë të 2019-ës, nuk do të ketë rival të denjë, pasi Ferrari tani nuk ofron ndonjë super veturë të shpejtë të 812, kabriolet, ndërsa MvLaren 720S Spider e Bentley Continental pritet që t’i lansojnë këto modele nga fundi i 2019-ës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme