Spiunohet Bentley i ri që pritet t’i ketë 600 kuaj-fuqi (Foto)

Prishtinë | 30 Tet 2016 | 23:00 | Nga

Në Nymberg të Gjermanisë është fotografuar modeli i ri, të cilin Bentley e ka paralajmëruar më parë.
Kompania britanike kishte paralajmëruar për një makinë me 600 kuaj-fuqi, por pa dhënë detaje shtesë.

Është pikërisht kjo veturë e mbuluar me shtesat për kamuflazh, që besohet të ketë motorin me këtë fuqi, ndërsa nuk pritet të hiqen forma e mëparshme me 6.0-litra W12.

Sipas ekspertëve, modeli nuk e ka humbur aspak hijeshinë që ka Bentley, megjithëse është rritur forca tërheqëse dhe aerodinamika.

Nuk bëhet e ditur se kur do të lansohet, apo çfarë emri ka modeli që do të jetë konkurrentë me Porsche Panamera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme