Mercedes është duke punuar për një version të përditësuar të GLC Coupe, i cili tashmë është spiunuar gjatë testimit në Gjermani.
Mercedes GLC Coupe i ri do të përfitojë nga një varg i përditësimeve mekanike e kozmetike, në përpjekje për të qëndruar i freskët kundrejt rivalit BMW X4 të ri, transmeton koha.net.
Ajo çfarë është më risi në modelin e ri të GLC Coupe është se do të ofrohet edhe me teknologjinë plug-in hibride për herë të parë.
Ende është e pa qartë se cilën teknologji të plug-in hibride Mercedes do të ofrojë me të, por pritet që të ofrohet me motorin e ri dizel-elektrik, ku është motori me naftë 2.0 litërsh me katër cilindra në bashkëpunim me atë elektrikë që prodhojnë 121 kuaj fuqi.