Alma Juniku shqiptarja e cila po synon rripin e kampionit në OneChampionship

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

OneChampionship është një ndër sportet luftarake që në vete përmban maj-taj, kikboks, boks si dhe stile të tjera luftarake. Pikërisht për shkak të këtyre kombinimeve, ky sport çdo ditë e më shumë po merr popullaritet nga adhuruesit e këtij sporti.


Shqiptarja Alma Juniku kampione në disa kategori synim tani e ka rripin e ONE Championship kundër kampiones aktuale Stamp. Ajo është shprehur e gatshme për këtë ballafaqim dhe thotë se do t’i befasojë të gjithë shikuesit në Shangai dhe më gjerë.

Ndeshja do të transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në kanalin ArtSport2 në platformën Artmotion me fillim nga ora 13:00.


Të ngjashme