Arsenali i kërkon Romës 25 milionë euro për Mkhitaryanin

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është i gatshëm që të shesë Henrikh Mkhitaryanin në afatin kalimtar të verës.

Mikel Arteta nuk e pëlqen lojën e armenit dhe dëshiron që të shesë atë me të përfunduar ky edicion.

Mkhitaryan aktualisht është në huazim te Roma, që ka po ashtu të drejtën për të blerë kartonin e tij.

Por, sipas asaj që raporton Calciomercato, The Gunners po kërkojnë 25 milionë euro nga shitja e anësorit.

Giallorossët po insistojnë që atë të marrin për shumën e 15 milionë eurove, mirëpo skuadra londineze nuk po heq dorë nga lojtari për këtë shumë.

Të ngjashme