La Fiorita ishte nikoqire e raundit të dytë në Ligën e Konferencës, duke pritur në shtëpi kampionët e Kosovës, FC Ballkanin.
Pjesa e parë ishte gjithçka në të mirë të skuadrës së Ilir Dajës.
Në listën e golashënuesve i pari u shënua Korenica, duke kaluar Ballkanin në epërsi pas një goli të bukur nga distanca.
Në minutën e 23-të, Rrahmani dyfishon epërsinë pas asistimit të Thaçit, dy asistime në pjesën e parë nga mbrojtësi i djathtë, i cili ka shkëlqyer deri më tani.
Pjesa e dytë ishte përsëri në të mirë të suharekasve, Rrahmani shënoi golin e tij të dytë personal në këtë mbrëmje, dhe të tretin për portokallinjtë.
Rezultatin final La Fiorita 0-4 Ballkani, e vendosi Albin Berisha në minutën e 73-të.