Bayern Munich: Ronaldo është shumë i vjetër për ne

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Bota e futbollit është plot thashetheme dhe tashetheme që lëvizin yjet në ekipe të ndryshe çdo afat kalimtar.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Cristiano Ronaldos. Mediet gjermane raportojnë për mundësinë që ylli portugez të vesh fanellën e Bayern Munich në verën e ardhshme.

Por, këto raportime janë hedhur poshtë nga presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, që ka përjashtuar plotësisht mundësinë e transferimit të Ronaldos.

“Sigurisht që ka shumë emra në shtyp dhe kjo është e kuptushme. Por ai është shumë i vjetër për ne”, u përgjigj Hainer kur u pyet për thashethemet për Cristiano Ronaldon, përcjell lajmi.net.

Është e vërtetë që Ronaldo tashmë është në vitet e fundit të karrierës, por ai akoma po vazhdon të jetë në formë të mirë, duke udhëhequr Juventusin drejt titullit të ri në Serie A.

Të ngjashme