Drita në raundin tjetër do të përballet me skuadrën belge

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Drita është kualifikuar në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, pasi mposhtën Inter Turkun, me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Skuadra nga Gjilani në raundin e dytë do të ketë punë me skuadrën belge, Royal Antwerp.

“Intelektualët” në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, shënuan tre gola.

Fillimisht golin e parë e shënoi Marko Simonovski në fillim të pjesës së parë, derisa me këtë rezultat përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, Drita shënoi dy gola ‘express’, me Arbnor Mujën, në minutën e 49’ dhe 51’. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Edhe skuadra e Ballkanit do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës, pasi u eliminuan nga Zalgiris.

Të ngjashme