Gjermania publikon listën për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Estoninë

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme që zhvillohen këtë muaj.

“Die Mannschaft” ka ftuar për herë të parë portierin Sven Ulreich (30 vjeç), i cili mbron ngjyrat e Bayernit.

Kjo pasi portieri i Arsenalit, Bernd Leno ka pësuar një lëndim, poashtu edhe Marc Andre ter Stegen i Barcelonës ka probleme në gjurin e këmbës.

Gjermania do të luaj kundër Bjellorusisë më 8 qershor ndërsa 3 ditë më vonë ballafaqohet me Estoninë. /

Të ngjashme