Interi do ta blejë Sensin

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se Interi do të paguajë 20 milionë euro për transferimin e Stefano Sensit.

Ka pasur dyshime nëse Interi do ta shfrytëzojë të drejtën për transferimin e Sensit, pasi që mesfushori ka pasur probleme me lëndime. 

“Sensi do të blihet nga Interi dhe për rinovime të kontratave me lojtarët e tjerë do të flasim së shpejti”, ka thënë Carnevali përcjell “Football Italia”. 

Carnevali ka thënë se çmimet e lojtarëve të Sassuolos nuk do të ulen përkundër krizës ekonomike të krijuar nga koronavirusi. 

“Çmimet e lojtarëve ndoshta do të bien, por jo të lojtarëve tanë. Ne jemi një shitore e shtrenjtë. Pezullimi i Series A ka kushtuar më tepër se 200 milionë euro. Për Sassuolon, është mes 10 dhe 12 milionë euro. Dëmet do të rriten në 800 milionë euro nëse nuk vazhdohet stinori dhe disa kompani do të përfundojnë në gjykatë. Ministri i sportit Vincenzo Spadafora duket se është në një moment konfuziteti, por unë shoh një vetëdijesim nga qeveria dhe dëshirë maksimale nga klubet për t’iu përmbajtur kushteve të nevojshme të sigurisë”, ka shtuar Carnevali. 

Të ngjashme