Më në fund Ronaldo shënon golin e parë në Serie A

| 16 Sht 2018 | 16:26 | Nga

Cristiano Ronaldo më në fund ka shënuar golin e parë për Juventusin në Serie A.

Superylli portugez realizoi në xhiron e katërt në përballjen me Sassuolon për t’u dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

Ronaldo shënoi në minutën e 50-të, pas një rrëmuje në portën e mysafirëve.

Rezultati aktual pas 52 minutash lojë është 1 me 0 në të mirë të Juves.

https://twitter.com/juve_news_/status/1041328794164817921

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme