Messi shpallet lojtari më i mirë i dekadës nga IFFHS

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika ka shpallur lojtarin më të mirë të dekadës (2011-2020).

Këtë çmim e ka fituar ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shkruan Gazeta Express.

Ai la pas vetes emrat e mëdhenj si Ronaldo, Iniesta, Neymar e Ramos, të cilët e përbëjnë top-5.

Në mesin e 10 të parëve u përfshinë edhe Neuer, Lewandowski, Buffon, Ibrahimovic dhe Modric. 

Të ngjashme