Reali mposht Eibarin falë shkëlqimit të Benzemas

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Reali ka shënuar një fitore të vështirë në Santiago Bernabeu ndaj Eibarit.

Vendasit e panë veten në disavantazh në pjesën e parë të takimit kur Cardona shënoi në minutën e 39, transmeton Koha.net.

Megjithatë, në pjesën e dytë Reali ndezi turbinat duke përmbysur rezultatin.

Ishte Karim Benzema ai që shënoi dy gola pas asistimeve nga Asensio dhe Toni Kroos.

Në vendin e tretë Reali ka 60 pikë, derisa Eibari në të 11-tin ka 39 pikë.

Image

Të ngjashme