Silva mund të kalojë te Barcelona

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi brazilian Thiago Silva mund të largohet gjatë verës nga skuadra kampione e Francës, PSG.

Drejtuesit e klubit të Francës nuk pritet t’ia vazhdojnë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni, ka raportuar “Mundo Deportivo” të mërkurën. Silva pret t’i bashkohet Barcelonës për ta realizuar ëndrrën e tij që të luajë së bashku me yllin argjentinas, Lionel Messi.

Mbrojtësi 35-vjeçar dëshiron të luajë në një skuadër të madhe për ta fituar mundësinë që të ftohet nga Brazili në Kupën e Botës të vitit 2022. Ai këtë edicion me francezët ka luajtur në 30 ndeshje, derisa ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.

Të ngjashme