Werner zgjedh mes Liverpoolit dhe Bayern Munich

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Timo Werner ka ndarë mendjen për të ardhmen.

Ylli i RB Leipzig nuk e ka ndërmend të bashkohet me Bayern Munich ose ndonjë klub tjetër gjerman, bën të ditur Bild, përcjell lajminet.

24 vjeçari në vend të kësaj, ka vendosur të shikojë drejt një transferimit te Liverpool, ku ka dëshirë të punojë me trajnerin Jurgen Klopp.

The Reds kanë qenë dhe më parë të lidhur me Werner, por është e paqartë nëse do të jenë në gjendje të bëjnë një veprim të tillë këtë verë pas gjithë kësaj krize të shkaktuar nga coronavirusi.

Werner te RB Leipzig është transferuar në vitin 2016 nga Stuttgart, dhe në 118 paraqitje ka shënuar 72 gola.

Të ngjashme